Behrami zbulon gjithçka: Xhaka e Shaqiri donin ta braktisnin kombëtaren e Zvicrës

Futboll 06 Gusht 2018 21:20

Selektori i Zvicrës Vladimir Petkovic sot ka biseduar në telefon me Valon Behramin dhe e ka njoftuar se nuk do ta ftojë më në kombëtaren e Zvicrës.

Petkovic, të njëjtën gjë, sipas medieve zvicerane e ka bërë edhe me lojtarët e tjer të madhej të kësaj kombëtareje si Lichtsteiner dhe Djourou, raporton Insporti duke iu referuar medieve nga Zvicra.

Mirëpo, në një prononcim për RSI Sport, ai ka pohuar se ky është një veprim politik.

“Kam menduar se është thjesht një telefonatë kortezie, por ishte një telefonatë or të më treguar derën nga ana e trajnerit. Kjo telefonatë vjen një muaj pas botërorit, pas një muaji ku ka pasur shumë zhvillime dhe spekulime rreth angazhimit tonë dhe rreth asaj që unë kam dashur dhe dua ti jap kombëtares se Zvicrës”, ka pohuar Behrami.

Mendoj se ky është një vendim politik dhe trajneri, përderisa është aty, mund t vendosë si të dojë”, pohoi Behrami në një intervistë të gjatë televizive, pjesë nga e cila transmeton Insporti.

Behrami ka luajtur në katër kampionate botërore dhe në më shumë se 80 ndeshje për ekipin kombëtare të Zvicrës dhe kritikoi federatën zvicerane të futbollit duke thënë se “gjithnjë disi në kry vijnë njerëz që nuk kanë luajtur futboll të nivelit të lartë, nuk e dinë se çka është të jesh sportist kulmor dhe njerëz që vijnë të mbrojnë poltronët”.

I pyetur nëse ka rol në ndaljen e Xhakës dhe Shaqirit në kombëtaren e Zvicrës Behrami pohon se “ata kanë pasur arsye shumë të forta të lëshojnë këtë kombëtare. Unë vetëm kam tentuar që ti qetësoj dhe të komunikojmë në mënyrë normale. Më pas, Sekretari i Përgjithshëm, më ka ftuar dhe ka kërkuar ndihmën time në këtë rast, ka kërkuar që ti qetësoj shokët e mi dhe unë e kam bërë këtë, sepse jam njeri që kam dëshirë të bashkoj dhe jo të ndaj njerëz”, transmeton Insporti.

Behrami ka qenë për vite me radhë një nga futbollistët e kritikuar nga tifozët e Kosovës dhe Shqipërisë për qasjen e tij ndaj kombëtareve të këtyre dy shteteve, kurse në Zvicër është futbollisti më i respektuar i kësaj gjenerate dhe i pari që arrin të luajë në katër kampionate botërore.

 

-->