Bekaj largohet nga Prishtina për 75 mijë euro

Kombëtarja 15 Korrik 2020 19:12

Visar Bekaj është njëri ndër portierët më të mirë viteve të fundit në futbollin kosovar.

Për portierin e Prishtinës ka pasur oferta nga me të ndryshmet.

Kurse, ‘Supersport’, ka raportuar se për transferimin e Bekajt ka shprehur interesim skuadra më e trofeshme në Shqipëri, Tirana.

Sipas tyre, Tirana ka ofruar hiç më pak se 75 mijë euro për shërbimet e portierit prishtinas.

Ditë më parë është raportuar se Tirana ka shprehur interesim edhe për mbrojtësin e krahut të djathtë, Armend Thaqi, i cili do të mbetet pa kontratë në fund të edicionit.

-->