“Beki” i ’89shit zbulon një bisedë interesante me Nuzën

Futboll 02 Mars 2021 11:16

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, është një ndër donatorët më të vjetër në futbollin kosovar, së bashku me presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupin.

Ditë më parë u zhvillua një ndeshje e nxehtë në Superligë në mes Trepçës ’89 dhe Llapit ku mitrovicasit fituan m e rezultat 1:0.

Ndarjen e drejtësisë në këtë takim e ka bërë pesë-herë arbitri më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.

Një moment i diskutueshëm ishte dalja e portierit të Llapit, Coric jashtë zonës duke shkaktuar ndërhyrje, por Nuza në këtë rast nuk e ndëshkoi me karton.

Zeka e ka sqaruar këtë rast.

“Në Kosovë kur gjyqtarët duan që të referojnë, mund të referojnë si duhet. Në ndeshjen ndaj Llapit, Genc Nuza e ka bërë një gabim në rastin kur nuk e ndëshkon portierin me karton të kuq. Genci më ka bo be në Zot që kolegu i vet i ka thënë se luajti me kokë dhe jo me dorë. Nëse bëhet një gabim për 90-minuta edhe ne e kuptojnë, por kur bëhen gabime për 90-minuta është çështje tjetër”, ka thënë Abedin Zeka në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV.

Trepça’89 në 22 xhirot e zhvilluara në Superligë, ka tubuar 28 pikë për t’u “stacionuar” në pozitën e pestë.

Kjo skuadër ka kaluar edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës me ç;rast do të përballet me Llapin. /zëri.info/

-->