Bekim Isufi flet për ndeshjen Feronikeli – Lincoln Red Imps – “Nikli” ka kualitet për të kaluar pengesën e parë

Futboll 24 Qershor 2019 14:03

Trajner i mirënjohur, Bekim Isufi është shprehur optimist për kampionin e Kosovës në futboll, KF Feronikeli para debutimit në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Ish trajneri i KF Dritës, Isufi sezonin e kaluar me skuadrën gjilanase kishte shkruar historinë duke u kualifikuar në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.

Isufi me Dritën në finale të rrethit parakualifikues kishin mposhtur kundërshtarin e Feronikelit, Lincoln Red Imps, shkruan Insporti.com.

Drita në rrethin e parë ishte takuar me gjigantin suedez, Malmo të cilin nuk kishte arritur ta kalonte.

Kundërshtari i parë i skuadrës kampione do të jetë Lincoln Red Imps dhe Isufi njeh mjaftë mirë këtë skuadër.

Isufi për Insportin ka deklaruar se ndeshja e parë për “Niklin” do të jetë e vështirë por shpreson se do të ketë sukses.

“Ka potencial edhe kualitet të kaloj duke marr parasysh se luhet edhe në vendin tonë që ka përparësi, ndeshja e parë është më rëndësishme se është kundërshtari më i vështirë edhe është ndeshja e parë, por Feronikeli ka kualitet dhe një grup të lojtarëve ta kalon këtë pengesën e parë dhe pastaj do ta ketë më të lehtë në finale”, ka deklaruar Isufi.

Neswr nga ora 20:45 skuadra kampione do tw zhvillojw ndeshjen kundwr Lincoln Red Imps, nw staduimin “Fadil Vokrri”. /Insporti.com/

-->