Bekim Jashari reagon pas ofendimeve në baza racore që iu bënë sulmuesit të Drenicës

Bekim Hamëz Jashari ka reaguar ndaj ofendimeve në baza racore që iu bënë sulmuesit të Drenicës, Van Dave Harmon, shkruan Insporti.com.
Jashari, i cili mbanë postin e kryetarit të Komunës së Skenderajit përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kërkuar drejtësi nga Federata e Fubtollit të Kosovës, që të dënohet futbollistët që kanë ofenduar në baza racore.
“Fyerjet raciste janë nivel i ulët i sjelljes dhe respektit ndaj njëri- tjetrit. Prandaj kërkojmë drejtësi nga FFK, që të dënohen lojtarët që i bënë këto fyerje në baza racore në ndeshjen e futbollit, SC Gjilani – FC Drenica. Unë si kryetar komune, do të jem gjithmonë në përkrahje të ekipit tonë FC Drenica, në rastet si kjo, që të kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për sjelljet e çdonjërit”, ka shkruar Jashari, transmeton Insporti.com.
Racizmi në stadiumet e Superligës së Kosovës është shfaqur në dy xhirot e fundit. Viktima e parë e ofendimeve në baza racore ishte futbollisti i Gjilanit, Jackson Ferriera në ndeshjen Vushtrria – Gjilani.
Në baza racore u ofendua edhe sulmuesi i Drenicës, Van Dave Harmon në ndeshjen Gjilani – Drita, gjithnjë sipas klubit të Drenicës dhe vetë sulmuesit i cili ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, duke shkruar se dje ishte ofenduar në baza racore.
Sipas Drenicës, Harmon është ofenduar në baza racore gjatë gjithë ndeshjes nga ish reprezentuesi i Shqipërisë, Franc Veliu.
Ndryshe, Harmon në fund të ndeshjes që përfundoi baras 1:1, mori karton të kuq pas një përplasje me mbrojtësin Veliu. /Insporti.com/