Belgjika bën hajgare me San Marinon, ja sa gola ia shënon

Nations League 10 Tetor 2019 22:52

Belgjika e ka mposhtur me rezultat të thellë San Marinon në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Belgët fituan me rezultat 9:0, duke e shkatërruar ekipin mysafir.

Lukaku 2 gola dhe Chadli, Alderweireld Tielemans, Benteke, Verschaeren, Castagne dhe një autogol i Brolli ishin realizatorët e këtij takimi.

Me këtë fitore, Belgjika siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian.