Belgjika në epërsi, shënon De Bruyne

Futboll 16 Nëntor 2021 21:22

Uellsi dhe Belgjika po zhvillojnë sot takimin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Insporti.

Në minutën e 12-të, mesfushori i Manchester City, Kevin de Bruyne, ka arritur që t’i shënojë vendasve për 1-0.

Belgjika tashmë është kualifikuar në Kupën e Botës, derisa Wales do të kërkojë sonte të mbrojë pozitën e dytë, pozitë që dërgon në play-off.

-->