Belkiz Kera lajmërohet sërish nga Ishujt Maldive, ja çka ka postuar

Kombëtarja 23 Qershor 2019 16:54

Milot Rashica me të fejuarën e tij, po vazhdojnë të qëndrojnë në Ishujt Maldive.

Këtë e ka bërë të ditur e fejuara e Rashicës, Belkiz Kera që sërish ka hedhur një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Insporti

Ylli i Kombëtares së Kosovës, pas sukseseve në sezonin që e lamë pas po i kalon pushimet në ishullin Hurawalhi të Maldieve së bashku me të fejuarën e tij.

Rashica ka rreth një javë që po qëndron në Maldive, derisa atje kishte shkuar pas “Ndeshjes së Yjeve”, që u zhvillua në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndryshe, Werderi e ka ‘shpërblyer’ Rashicën duke i dhënë numrin 7 për sezonin e ri. /Insporti.com/

View this post on Instagram

💙

A post shared by BELKIZ KERA RASHICA (@belkiz_kera) on