Bellerin rrëfehet për jetën e tij

Futboll 13 Janar 2021 11:39

Hector Bellerin është rrëfyer për jetën e tij në një seri dokumentaresh që klubi i Arsenalit ka filluar t’i prodhojë me emrin “Udhëtimi i paparë”.

Mbrojtësi spanjoll në këtë episod që do të transmetohet sonte ka folur për mbështetjen e madhe nga babai i tij, që ia ka bërë gjatë karrierës si futbollist.

“Babai im më ka ndihmuar. Ishte një kohë mes babait dhe të birit çdo ditë gjatë udhëtimeve për në stërvitje. Ai gjithmonë ka qenë afër meje”, ka thënë Bellerin.

Këtë pjesë të episode klubi londinez e publikuar në rrjetet sociale, pasi sonte do të bëhet transmetimi i parë.

Bellerin në Arsenal ishte transferuar si adoloshent nga Barcelona dhe tashmë është ndër futbollistët më të rëndësishëm në klub.

-->