Benevento – Roma, mungon Kumbulla

Futboll 21 Shkurt 2021 19:56

Benevento është nikoqir i Romës për takimin që luhet në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin Stadio Ciro Vigorito”.

Për këtë takim, Benevento nuk mund të llogarisë vetëm në Letizian që është i lënduar.

Në anën tjetër, Roma do të jetë pa, Bryan Cristianen, Ibanes, Marash Kumbullën, Davide Santon, Chris Smalling, Nicolo Zaniolon që janë të lënduar.

Formacioni startues i Beneventos: Montipò; Depaoli, Glik, Barba, Foulon; Hetemaj, Schiattarella, Viola; Ionita, Caprari; Lapadula.

Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Fazio, Mancini, Spinazzola; Karsdorp, Villar, Veretout, Bruno Peres; Pellegrini, Mkhitaryan; Borja Mayoral.

-->