Benzema flet rreth largimit të Zinedine Zidane

Futboll 30 Maj 2021 19:24

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur për të gjitha në konferencë për shtyp te Kombëtarja e Francës.

Francezi ka folur lidhur me largimin e trajnerit Zinedine Zidane dhe lidhjet me bashkëlojtarin e tij te Franca, Antoine Griezmann.

Ai tha se është i zhgënjyer që Zidane u largua.

“Është trajner i mirë. Nga ana njerëzore, është person perfektë, me mua, është i mahnitshëm. Jam i zhgënjyer që u largua nga Real Madrid”.

Ndërsa, i pyetur për Griezmann, Benzema tha se do përshtatet mjaftë mirë.

“Mendoj se jemi lojtarë të nivelit të lartë, nuk duhet të mendosh, është automatike. Nuk duhet të veshësh këpucët e tjetrit. Atij i pëlqen ta këtë topin, të lëvizë, të luajë me një ose dy prekje. Janë lojtarë që dua të luajë me ta në fushë sepse dinë gjithçka”, deklaroi ai.

Në fund, Benzema edhe falënderoi përzgjedhësin Didier Deschamps që e ftoi te Franca pas plotë gjashtë viteve.

-->