Benzema vazhdon qëndrimin në Real Madrid

Futboll 23 Janar 2020 20:48

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema do vazhdoj qëndrimin e tij tek “Los Blancos” edhe për dy vitet tjera. Kështu njofton e famshmja spanjolle “Marca”.

Benzema është pajtuar me kushtet e ofruara nga klubi mbretëror, dhe do ta zgjasë qëndrimin e tij edhe për një vit më shumë sesa që është paraparë me kontratën aktuale.

Zyrtarizimi do bëhet në fund të sezonit aktual. /Insporti.com/

-->