Berat Gjimshiti drejt gjigantit turk

Futboll 11 Janar 2019 23:50

Berat Gjimshiti përfundon në radarin e skuadrës së njohur turke të Besiktas. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi është në listën e dëshirave të trajnerit Senol Gunes për pjesën e dytë të sezonit për të përforcuar repartin defansiv pas largimit të Pepes gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Bein Sports” në Turqi raporton se presidenti i Besiktasit ka nisur kontaktet për afrimin e mbrojtësit e shqiptar. Mediet turke evidentojnë faktin se Gjimshiti mund të luajë si në të majtë ashtu edhe në të djathtë të mbrojtjes, duke qenë polivalent. 25-vjeçari ka shënuar një gol gjatë këtij sezoni në 7 ndeshje në të cilat është aktivizuar me skuadrën italiane të Atalantas.

Mungesa e hapësirave mund të shtyjë mbrojtësin e kombëtares sonë që të transferohet në Turqi edhe pse duhet të marrë përsipër faktin se Besiktas ka probleme ekonomike.