Bëri gjest të pahijshëm ndaj djaloshit të peshqirëve, tani mund të ndryshojë rregulli

Tenis 02 Tetor 2018 12:44

Në tenis mund të ketë ndryshime, që mund t’i detyrojë lojtarët të marrin vetë peshqirët e tyre.

Kjo për shkak të sjelljes së Fernando Verdasco në turneun Shenzhen Open, që ngjalli shumë reagime, shkruan Insporti

Ky veprim i tenistit spanjoll u kap nga kamerat, ku ai shihet i inatosur me djaloshin e ri, për shkak të vonesës në sjelljen e peshqirit të tij.

E gjitha kjo ndodhi në çerekfinalen e Verdascos ndaj japonezit Yoshihito Nishioka.

Gjesti i tij bëri që të marrë kritika të shumta, derisa tani kanë filluar thirrjet që të ndalohet kjo praktikë e bartjes së peshqirëve nga mbledhësit e topave. /Insporti.com/