Bëri pritjen e goditjes së dënimit, Kyle Walker kështu tallet me portierët e Cityt

Futboll 07 Nëntor 2019 12:27

Një episod shumë interesant ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes Atalanta – Manchester City.

Portieri i Cityt, Claudio Bravo, është ndëshkuar me karton të kuq.

Ai u largua pasi pengoi sulmuesin Ilicic si lojtar i fundit. Duke mos pasur portier rezervist, Guardiola inkuadroi në portë mbrojtësin Walker.

Atë goditje dënimi, Walker e priti me vështirësi, ani pse topi i erdhi direkt në duar.

“Ndonjëherë unë i kritikoj portierët tanë në stërvitje kur nuk e kapin topin në tentimin e parë, por sonte e pashë që ndonjëherë portieri duhet të bëjë dy prekje”, deklaroi Walker.