Berisha e ofendon ish përzgjedhësin italian të Shqipërisë, i përfshirë edhe Andi Lila

Kombëtarja 04 Janar 2020 16:52

Në 10 janar është planifikuar të luhet një ndeshje mes legjendave të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, pikërisht në stadiumin e ri, “Air Albania”.

Të ardhurat nga ndeshja do të shkojnë të gjitha për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi shumë dëme dhe viktima në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Andi Lila e ka promovuar këtë ndeshje, për të ftuar sa më shumë tifozë që të jenë të pranishëm në stadium. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një koment nga portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.

Ky i fundit është tallur me ish-trajnerin e Shqipërisë, Christian Panucci, i cili u shkarkua vetëm para pak kohësh. Në komentin e tij Berisha shkruan: “Panucci është në formacion?”, në shenjë tallje për ish-trajnerin e kuqezinjve.

Image

-->