Berisha: Gazetarët anglezë e kanë një shqetësim, por kjo ishte përgjigja ime

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 22:50

Përfaqësuesja e Kosovës nesër mbrëma do të zhvillojë ndeshjen me Republikën e Çekisë në Plzen, shkruan Insporti.com.

Komentatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Arben Berisha ka deklaruar se ka kontakte të shumta me gazetarët anglezë dhe se është “pikë referente”.

Berisha i ftuar në emisionin “Click” është shprehur shqetësimi kryesor i tyre është siguria që do ta kenë ditën e ndeshjes.

“Çështja e sigurisë është një shqetësim kryesor i tyre, por ua kam thënë se do të jenë më të sigurt se sa në vendet e tyre, po ashtu mirëpritja do të jetë në nivelin e duhur, këtë ua kam garantuar. Do të ndihen shumë të sigurt, pasi ata do të prodhojnë lajme për ne pa pare”, ka deklaruar Berisha.

“Dardanët” sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Plzen. Në stërvitje të gjithë futbollistët ishin të gatshëm për përzgjedhësin e Challandes.

Çeki – Kosovë, zhvillohet në “Dossan Arena” me fillim të orës 20:45.

Çekët renditet në pozitën e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova në të tretën me 11 pikë. /insporti.com/

Click – 13.11.2019

Click – 13.11.2019

Gepostet von Click RTV21 am Mittwoch, 13. November 2019

 

-->