Berisha: Interesimi i madh për Kosovën është për këtë arsye

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 22:32

Përfaqësuesja e Kosovës nesër mbrëma do të zhvillojë ndeshjen me Republikën e Çekisë në Plzen, shkruan Insporti.com.

Komentatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Arben Berisha ka deklaruar se interesimi i njerëzve për Përfaqësuesen e Kosovës është për shkak të rezultateve të mira.

“Ky është vrullli pas të cilët vrapojnë njerëzit, ekipi po ka rezultate të mira, po ka ngritje të vazhdueshme. Po të ishte e kundërta, do të ishte e kundërta. Në miqësoren që Kosova zhvilloi muajin e fundit entuziazmi nuk ishte i njëjti. Ka disa elemente në të cilat bazohet ky vrull, sukeseset janë elementi i parë, pastaj rëndësia e ndeshjes. Po të luhej këtë muaj edhe një miqësore, interesimi do të ishte por jo edhe entuziazmi”, ka deklaruar Berisha.

“Dardanët” sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Plzen. Në stërvitje të gjithë futbollistët ishin të gatshëm për  përzgjedhësin Challandes.

Çeki – Kosovë, zhvillohet në “Dossan Arena” me fillim të orës 20:45.

Çekët renditet në pozitën e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova në të tretën me 11 pikë. /insporti.com/

Click – 13.11.2019

Click – 13.11.2019

Gepostet von Click RTV21 am Mittwoch, 13. November 2019

 

-->