Berisha: Komentatorët e famshëm anglezë do të jenë në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 23:06

Përfaqësuesja e Kosovës nesër mbrëma do të zhvillojë ndeshjen me Republikën e Çekisë në Plzen, shkruan Insporti.com.

Komentatori i njohur i Radio Televizionit të Kosovës, Arben Berisha ka deklaruar se ka kontakte të shumta me gazetarët anglez dhe se është “pikë referues”.

Berisha i ftuar në emisionin “Click” është shprehur se gazetarët anglezë që nga java e kaluar kanë filluar të “zbarkojnë” në Kosovë.

Ai po ashtu ka treguar se komentatorët më të famshëm anglezë do të jenë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Interesimi i tyre buron jo vetëm nga ballafaqimi direkt i Kosovës me Anglinë, por ideja e gjithë atyre reportazheve, shkrimeve, gjithë ato çfarë po i bëjnë mediet angleze pikërisht kanë të bëjnë me zanafillën e gjithë këtij vendi që ka arritur për një kohë të shkurtër të bëhet lajm në gjithë mediet botërore. Nga java e kaluar ka pasur gazetarë nga Britania e Madhe që kanë ardhur në Kosovë, duke i paraprirë raportimit të drejtpërdrejt, duke bërë reportazhe dhe intervista të ndryshme me akterë të Kosovës, në secilin aspekt, në mënyrë që t’i plotësojnë tabloidet e tyre dhe normalisht mediet online. Për shkak edhe në Angli ka qenë interesimi i madh, për të parë se për çfarë në të vërtetë po bëhet fjalë. Sigurisht, atyre iu intereson përveç cilësisë të ekipit që kemi, iu intereson edhe prejardhja, se si është krijuar kjo përfaqësuese. Në vendin tonë, do të vijnë komentatorët më të famshëm anglezë në stadiumin “Fadil Vokrri”, për ta transmetuar direkt ndeshjen.”, ka deklaruar Berisha.

“Dardanët” sot kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Plzen. Në stërvitje të gjithë futbollistët ishin të gatshëm për përzgjedhësin e Challandes.

Çeki – Kosovë, zhvillohet në “Dossan Arena” me fillim të orës 20:45.

Çekët renditet në pozitën e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova në të tretën me 11 pikë. /insporti.com/

Click – 13.11.2019

Click – 13.11.2019

Gepostet von Click RTV21 am Mittwoch, 13. November 2019

-->