Berisha largohet nga Atalanta, por mbetet në Serinë A, ja te cila skuadër

Futboll 19 Qershor 2019 22:04

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha duket larg Atalantës.

Me skuadrën bergamaske portieri e nisi si titullar i rregullt sezonin, por më pas në gjysmën e tij situata ndryshoi dhe trajneri Gasperini preferoi të luante me portierin Golini.

Nga kjo situatë, duket se portieri ka mbetur i pakënaqur dhe do të kërkojë një akomodim të ri, por me shumë mundësi do të mbetet në Serinë A. Berisha ka kërkesa nga skuadra e Spalit, ndërsa do të kishte mundësinë për t’u aktivizuar rregullisht si portier i parë.

Megjithatë, të dyja klubet ende nuk kanë nisur një tratativë zyrtare dhe për portierin janë ende thjesht sondazhe. Megjithatë, edhe nëse nuk arrin marrëveshjen me klubin e Spalit, Berisha duket i prirur të kërkojë një tjetër aventurë, vetëm nëse pranon të qëndrojë edhe një sezon te Atalanta për të luftuar për vendin e titullarit

-->