Berisha mund të rikthehet në Superligën e Kosovës

Futboll 25 Qershor 2020 16:27

Mbrojtësi nga Shkupi, Sedat Berisha është para një dileme për vazhdimin e karrierës. Parimisht Struga kërkon ta mbajë në skuadër, posaçërisht pas në një gjë të tillë insiston trajneri Zaharievski, me të cilin Berisha kishte bashkëpunuar me shumë sukses vite më parë te Metallurgu i Shkupit.

Ndërkohë nga ana tjetër, nuk mungojnë oferta tjera për shtatëlartin, veçanarisht nga klubet kosovare që do të paraqiste rikthim për Berishën pas një periudhe të kaluar te Drita e Gjilanit.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh javëve në vijim, me palët që pritet të ulen në bisedime për të diskutuar çështjen e rinovimit.

Berisha te Struga erdhi në janar të këtij viti dhe firmosi kontratë 6 mujore me opsion vazhdimi edhe për 1 vit tjetër.

-->