Berisha në top formë, shënon dy gola

Futboll 26 Janar 2020 10:52

Besart Berisha ka gjetur formën e tij më të mirë në kampionatin australian, shkruan Insporti.com.

Berisha, i cili këtë sezon është rikthyer në futbollin australian pas një aventure në Kinë. Berisha në ndeshjen e sotme kundër skuadrës Adelaide United ka arritur t’i shënojë dy gola.

Berisha golin e parë e shënoi në minutën e 12-të me të cilin edhe e barazoi rezultatin.

Golin e dytë e shënoi në minutën e 43-të. Por, dy golat e shënuara nga ai nuk i mjaftuan skuadrës së tij, Western United pasi në fund u mposht me rezultat 4:3. /insporti.com/

-->