Berisha: Roli i Igli Tares ishte i rëndësishëm, ai vendos për të gjitha në Lazio

Futboll 04 Shkurt 2020 19:33

Valon Berisha më 30 janar edhe zyrtarisht kaloi në klubin gjerman, Fortuna Dusseldorf, që bën gara në rangun më lartë në futbollin gjerman (Bundesliga). Reprezentuesi i Kosovës në një bisedë me Insportin ka treguar prapaskenat e transferimit të tij në futbollin gjerman dhe arsyet pse vendosi për Fortunën. Berisha, i lindur në Malmo, karrierën profesionale e filloi në Viking Stavanger në vitin 2010. Pas tri vitesh në Norvegji, ai kaloi në klub austriak Salzburg. Në Austri, ai shënoi 45 gola dhe dhuroi 65 asistime në 233 paraqitje në gara zyrtare, fitoi pesë tituj të kampionit dhe katër kupa. Reprezentuesi i Kosovës në 18 muajt e fundit ka luajtur për Lazion duke fituar Kupën e Italisë. Berisha zhvilloi tetë ndeshje në pjesën e parë të sezonit, duke përfshirë katër në Ligën e Evropës.

Berisha është ndër futbollistët e pak të Përfaqësueses së Kosovës që kanë ndërruar ambient, gjatë afatit kalimtar të janarit që u mbyll më 31 janar.

Ai sa ishte pjesë e klubit austriak Red Bull Salzburg kishte rënë në radarin e drejtorit më të mirë në futbollin italian, e që është legjenda e futbollit shqiptar, Igli Tare.

Sigurisht, që në transferimin e tij në Lazio ka pas ndikim të madh, e po ashtu edhe në këtë lëvizje të fundit. Gjatë bisedës me Insportin, ka sqaruar rolin e Tares në këtë transferim të tij dhe përfshirjen e tij në transferimin te Fortuna. “Roli i Igli Tares në këtë transferim ka qenë shumë i madh. Është drejtor sportiv në Lazio, i cili vendos për çdo gjë, transferimet, huazimet dhe vendimet që merren brenda klubit. Plus, e ka një lidhje të fortë me Fortunën, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa sezone dhe ndoshta i ka pas vitet më të mira, me shumë gola dhe këtu mbahet mend si një futbollist i madh dhe personalisht më ka treguar se është tifoz i madh i Fortunës dhe më ka uruar suksese”.

Tare gjatë karrierës së tij si futbollist, për dy vite ishte pjesë e Fortuna Dusseldorf, duke zhvilluar 64 paraqitje e shënuar 24 gola. Ish reprezentuesi i Shqipërisë, konsiderohet si një legjendë nga drejtuesit e klubit gjerman dhe tifozët. /Insporti.com/

 

Ekskluzive: Berisha flet për karrierën e tij dhe transferimin e tij në Fortuna Dusseldorf

-->