Berisha vlerësohet me këtë notë në barazimin e Dusseldorfit

Futboll 06 Qershor 2020 18:31

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha zhvilloi një ndeshje të mirë sot për Fortuna Dusseldorf në kuadër të Bundesligës, shkruan Insporti.com.

Berisha ishte titullar në formacionin e Dusseldorf në barazimin me Hoffenheim 2:2, ndeshje e vlefshme e xhiros së 30.

Ylli i “Dardan” zhvilloi 66 minuta dhe sipas “WhoScored.com” është vlerësuar me notën 6.6.

Për Dusseldorf shënoi dy herë  Hennings, kurse për Hoffenheim, Dabburdhe  Steven Zuber.

Dusseldorf numëron tashmë 28 pikë dhe vazhdon të jetë në zonën e rrezikut, kurse Hoffenheim me 43 pikë mbanë pozitën e gjashtë. /Insporti.com/

-->