Berlusconi pas dy vjetësh rikthehet në stadium – ja çfarë zbulon

Futboll 12 Shkurt 2022 21:28

Silvio Berlusconi është rikthyer për të parë Monzën në stadium dy vjet pas herës së fundit në takimin e Serie C Monza-Lecco që përfundoi 4-0 për bardhekuqtë.

Presidenti i klubit të Monzës u rikthye në stadium për ndeshjen kundër Spal dhe rezultati ishte i njëjtë.

“Do të vij edhe dy të shtunave të ardhshme që do të luajmë kundër dy skuadrave kryesuese”, tha Berlusconi ndërsa u ndal pak edhe në kohën kur ishte president i Milanit. “Me Milanin kisha një zakon.

Para ndeshjeve të rëndësishme shkoja gjithmonë në dhomat e zhveshjes dhe thosha edhe fjalën time të fundit në mënyrë që ata të mund të luanin me zemër. Më pas kthehesha pas ndeshjes për të uruar apo komentuar takimin”.

-->