Bernard Berisha “thumbon” keq Zhegrovën

Kombëtarja 10 Tetor 2019 20:36

Një gol i Florent Hasanit në minutën e 69-të ka mjaftuar që Përfaqësuesja e Kosovës të shënojë fitore në ndeshjen miqësore me Gjibraltarin, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Pas ndeshjes, ka folur futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha i cili tha që ishte e vështirë të luash pas një viti dhe ka disa fjalë për Edon Zhegrovën.

“Është vështirë të luash kundër skuadrave të tilla, unë pas një viti luajta dhe ishte e vështirë pasi kam luajtur vetëm me futbollistët që kam stërvitur. Të gjithë u munduam të tregonim vetën. Edoni në krah dëshironte të tregonte vetën, të gjithë e dimë se ai ka talent por duhet t’i shërbejë grupit dhe pastaj grupi t’i shërbejë individit”, ishin fjalët e Berishës për Supersport Kosova.

Ky ishte një test i mirë për futbollistët e përzgjedhësit Bernard Challandes, para ndeshjes shumë të rëndësishme, të cilën e zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.