Bernardo Silva largohet nga Man City?

Futboll 03 Qershor 2021 11:46

Bernardo Silva pritet të largohet nga skuadra e Manchester Cityt gjatë kësaj vere.

“The Telegraph” ka raportuar të enjten se drejtuesit e Cityt, kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Silvan për ta financuar blerjen e një ylli për repartin e sulmit.

Për kartonin e Silvas, City po kërkon mbi 50 milionë euro dhe mësohet se interesimi nuk mungon. Portugezi 26-vjeçar është pjesë e Cityt prej vitit 2017 dhe ka fituar tre tituj kampioni në Angli.

Sezonin e fundit, Silva ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 45 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2025.

-->