Bersant Celina dje i shënoi Cityt, sot viziton këtë qytet të Kosovës

Kombëtarja 17 Mars 2019 14:46

Reprezentuesi kosovar, Bersant Celina, është i gatshëm për dy ndeshjet e marsit të përfaqësueses së Kosovës.

Celina i cili po shkëlqen me skuadrën uellsiane, Swansea City, në rangun e dytë të futbollit anglez Championship, është kthyer në qytetin vendlindjes, Prizrenin, shkruan Insporti.com.

Ylli kosovar ka publikuar disa fotografi në Instagram, që lë të kutpohet se ai është në Prizren.

Forma e mirë e tij ka bërë që selektori, Bernard Challandes, ta ftojë për dy ndeshjet e marsit që do t’i zhvillojë Kosova.

Më 21 mars do të jetë miqësorja ndaj Danimarkës, ndërsa katër ditë më vonë Kosova do të fillojë kualifikimet për kampionatin evropian ndaj Bullgarisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai dje zhvilloi një super ndeshje ndaj ish skuadrës së tij, Manchester City, në kuadër të çerekfinales së FA Cup, duke shënuar një super gol.

22 vjeçari këtë sezon në 27 paraqitje ka shënuar pesë gola. /Insporti.com/

-->