“BESA BESË”, Federata spanjolle poston video briliante të stadiumit “Fadil Vokrri”

Futboll 08 Shtator 2021 11:51

Djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes e presin ekipin e Luis Enriques, Spanjën, në takimin e pestë kualifikues të Grupit B në kuadër të Kupës së Botës, shkruan Insporti.

Para ndeshjes, Faqja zyrtare e Federatës spanjolle ka publikuar një video të stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Ky është Stadiumi Fadil Vokrri, skena e sotme për Kombëtaren Spanjolle në rrugën drejt Kupës së Botës”- shkruhet sipër videos.

Ndeshja Kosovë – Spanjë do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Insporti.com

-->