Besa e pandalshme edhe në Prizren

Superliga 10 Dhjetor 2019 10:29

Kampioni aktual, Besa Famgas e ka fituar edhe ndeshjen e 13-të rresht në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të dielën në Prizren, Besa e Pejës fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 40:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për pejanët.

Y. Muqolli me 9 gola ishte më efikasi te Besa. Nga pesë gola i shënuan E. Gjuka e K. Jupa. Te Prizreni, 7 gola i shënoi A. Spahija.

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 26 pikë derisa Prizreni është i teti me 7 pikë.

Ndeshjet tjera të javës së 13-të janë luajtur të shtunën.

Rezultatet e xhiros së 13-të:

-->