Besa e vendosur për sukses edhe në Evropë

Champions League 20 Gusht 2019 16:21

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është i vendosur për sukses në garat evropiane. Në raundin e parë kualifikues të Kupës së EHF-së, Besa luan me ekipin e madh zviceran, Pfadi Winterthur. Kampionët tanë i presin ndeshje të vështira, por synimet dihen.

Dy ndeshjet luhen në “Karagaçi” në Pejë, më 7 e 8 shtator. Besa Famgas është në vlugun e përgatitjeve, ka kompletuar ekipin dhe po ashtu po luan ndeshje kontrolluese. Me gjithë këtë organizim, Besa e meriton edhe përkrahjen e madhe të shikuesve në ndeshjet evropiane, por edhe në ndeshjet tjera.