Besa Famgas e Istogu kërkojnë titullin, Kastrioti e Vushtrria të barazojnë rezultatin

Superliga 24 Maj 2019 15:23

Të shtunën luhen ndeshjet e dyta finale të play off-it në të dy konkurrencat.

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj prej orës 18:00 takohen Kastrioti e Besa Famgas.

Besa ka fituar ndeshjen e parë finale në Pejë dhe me fitore apo barazim e siguron titullin e kampionit, që do të ishte i gjashti me radhë.

Besa udhëton për fitore, por triumfin e kërkojnë edhe ferizajasit për të barazuar rezultatin në 1:1 në ndeshje dhe kështu të sigurojnë edhe takimin e tretë. Pritet ndeshje e fortë e dramatike.

Në Vushtrri nga ora 17:00 takohen KHF Vushtrria e KHF Istogu.

Istogu fitoi bindshëm finalen e parë dhe synon të fitojë në Vushtrri titullin e parë të kampionit.

Te Vushtrria kanë premtuar maksimumin për të shënuar fitore dhe për të dërguar finalen e play off-it në ndeshjen e tretë./Insporti