Besa Famgas eliminohet nga Kupa e EHF-së

Hendboll 08 Shtator 2019 21:56

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas është eliminuar në rrethin e parë të Kupës së EHF-së.

Klubi pejan nuk ka pasur fat në short, duke u takuar me skuadrën e madhe zvicerane Pfadi Winterthur, që ka shumë lojtarë cilësorë të huaj e po ashtu reprezentues të Zvicrës dhe të disa vendeve tjera, duke përfshirë edhe Luigj Qunin e Kosovës.

Besa Famgas të dielën në ndeshjen e dytë u mbajt më mirë dhe pësoi me rezultat 34:30.

Edhe ndeshja e dytë u luajt në palestrën “Karagaçi” në Pejë, ku ishte luajtur edhe takimi i parë të shtunën. Të shtunën Winterthuri fitoi me rezultat 33:24.

Në ndeshjen e dytë, Winterthuri pas pjesës së parë kishte epërsi prej 17:11.

Te Besa më efikasi ishte Nikola Prce me 9 gola. Nga 5 gola i shënuan Egzon Gjuka e Drilon Tahirukaj.