Besa në probleme të mëdha para barazhit, futbollistët kërkojnë borxhin

Futboll 28 Maj 2019 22:09

Futbollistët këmbëngulin që data e fundit për shlyerjen e borxhit ka qenë 15 maj, por nuk është respektuar nga klubi i futbollit Besa nga Peja dhe tani kërcënojnë se do të ankohen edhe në instancat më të larta ndërkombëtare përkatësisht në UEFA.

Në letrën që iu dërgua redaksisë “Bota sot”, janë emrat e futbollistëve që ende nuk e kanë marr borxhin, si Enis Manxholli, Bashkim Shala, Mensur Duraku, Rinor Berisha, Besnik Morina, Elvis Hysenaj, Fatmir Rexhaj e Lindrit Rama. Njëri prej futbollistëve që nuk do t’i përmendet emri, emër i njohur për redaksi, ka deklaruar në emër të të gjithëve, se qe 12 ditë ka kaluar 15 maj dhe nuk kanë marr asgjë, duke iu lutur Federatës së Futbollit të Kosovës, që të ndërmarr hapa konkret, ndryshe do të dërgojnë letrën brenda pak ditëve në selinë e UEFA-s. Letra është e nënshkruar me 27 shkurt të vitit 2019 dhe nga ajo kohë nuk ka asgjë të re për lojtarët.

“Afër dy mijë euro mi kanë mu, që sipas marrëveshjes që kemi bërë në FFK, ajo u desh të shlyhet deri me 15 maj të këtij muajit. Marrëveshja ka qenë mes tri palëve, FFK- KF Besa dhe lojtar. Po flas edhe ne emër të lojtarëve tjerë, iu bëjmë lutje FFK-së, që të ndërmerr hapa të rinj për shlyerjen e borxheve, ndryshe do të ankohem në instancat më të larta ndërkombëtare, në UEFA. Ajo është djersa jonë  dhe duam të paguhet djersa jonë”, tha një lojtar në emër edhe të shokëve të tij.

Image

 

Tani mbetet të shihet se si do të veprojë Federata e Futbollit e Kosovës në lidhje me këtë rast, ku shihet edhe marrëveshja e bërë në letër, po ashtu edhe klubi me renome Besa sigurisht se do të del me një reagim dhe ta sqarojë opinionin! Çfarë përmban në letrën e marrëveshjes: “1. FC Besa nga Peja obligohet deri me datë 15.05.2019 t’i përmbush obligimet e pashlyera ndaj lojtarëve të poshtëshënuar (pagat e mbetura si të papaguara nga periudha e kaluar kohore sipas kontratave të lidhura deri në shkëputjen e të njëjtave: 15.08.2018-15.01.2019).

  1. Lojtarët në ankimin dakordohen me propozimin – marrëveshjen e lidhur me FC Besa nga Peja për pagesën e obligimeve të pashlyera deri me datë: 15.05.2019. 3. Federata e Futbollit e Kosovës – Komisioni disiplinor i shkallës së parë, për mos respektimin e kësaj marrëveshje, afatin kohor në shlyerjen e borxheve të papaguara nga ana e FC Besa nga Peja ndaj lojtarëve të poshtëshënuar do të aplikon masat disiplinore konform Dispozitave të Rregullores disiplinore neni 65.

Palët u dakorduan që shlyerja e borxheve nga pagat e mbetura si të pa përmbushura të kryhen deri me datë: 15 maj 2019. Nënshkruesit e marrëveshjes

  1. FC Besa nga Peja; sekretari Egzon Maraj; 2. Lojtarët nënshkrues të marrëveshjes: Enis Manxholli, Bashkim Shala, Mensur Duraku, Rinor Berisha, Besnik Morina, Elvis Hysenaj, Fatmir Rexhaj e Lindrit Rama dhe Komisioni Disiplinor, Dukagjin Zefi, kryetar”, thuhet mes të tjera në letrën e 27 shkurtit të vitit 2019.

-->