Besart Berisha debuton për FC Prishtinën – ky është numri që do të bartë 36 vjeçari
Futboll
03 Tetor 2021
17:31

Një nga sulmuesit më të mirë shqiptar, Besart Berisha ka debutuar me kampionin e Kosovës, FC Prishtinën.
Sulmuesi 36 vjeçar u inkuadrua në pjesën e dytë, duke zhvilluar minutat e para me “bardhë e kaltrit”, në barazimin pa gola kundër Dritës.

Besart Berisha do të bartë numrin 33 te Prishtina.
Besarti pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në kontinetin e largët – Australi, aty ku edhe shkroi historinë, duke u shëndrruar në golashënuesin më të mirë në histori të A-Ligës (Liga e parë e futbollit në Australi)