Besart Berisha i jep fund aventurës në Western United
Futboll
18 Korrik 2021
09:02

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha i ka dhënë fund aventurës së tij me klubin australian, Western United, transmeton Insporti.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Berisha me anë të një postimi në rrjetin social, Instagram, ku njoftoi se pas dy sezoneve do të largohet nga ky klub.
“Faleminderit klubit të futbollit Western United, tifozëve dhe stafit për ato 2 sezone të mahnitshme! Ishte një kënaqësi për të luajtur dhe shënuar gola për ju! Dua të falënderoj shumë shokët e ekipit, ishte mirë të luaja së bashku me ju” – shkroi Berisha në llogarinë e tij zyrtare në Instagram
Në 48 ndeshjet e zhvilluara për Western United, Berisha ka realizuar 26 gola dhe ka bërë tri asistime.