Besart Berisha po vazhdon shkëlqimin në Australi, shënon golin e 7’të këtë edicion

Futboll 11 Prill 2021 13:23

Sulmuesi nga Kosova, Besart Berisha po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit australian A-League, shkruan Insporti.

Ishte minuta e 32-të e ndeshjes, kur skuadra e yllit nga Kosova fitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi prishtinasi për 0-1.

Për Berishën ky ishte goli i shtatë këtë edicion në elitën e futbollit australian.

Pas 90 minutave në këtë sfidë, rezultati ishte 3-2 në të mirë të skuadrë vendase.

-->