Besart Berisha shkëlqen me Melbourne Victory (Video)

Futboll 07 Mars 2018 14:56

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës rezultoi përcaktues në takimin mes Kawasaki Frontale dhe Melbourne Victory që përfundoi në barazim 2-2, me skuadrën australiane që mori pikën e dytë në grupin F të Champions League aziatike, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Kawasaki Todoroki” në Japoninë e largët, ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me brazilianin Elsinho në minutën e 28-të, por nuk vonoi shumë dhe në skenë doli Besart Berisha. Sulmuesi 32 vjeçar nga Prishtina, tetë minuta më vonë bëri gjithçka në mënyrën e duhur teksa edhe me pak fat pas devijimit të mbrojtësi kundërshtar realizoi golin që barazoi shifrat në 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Kawasaki Frontale gjeti sërish epërsinë me golin e Nobarizatos, por në minutën e 3-të shtesë, Melbourne Victory realizoi golin e barazimit me holandezin George nga penalltia. /Insporti.com

 

-->