Besnik Mjeku mohon se ka nënshkruar për rrëzimin e Agim Ademit

Futboll 14 Janar 2020 18:12

Para pak minutash është publikuar lista e nënshkrimeve të klubeve për thirrjen e Kuvendit Zgjedhor për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Sipas listës që është publikuar në disa medie, opozita e FFK-së ka arritur të siguroj vetëm 22 nënshkrime, e jo 41 siç kishte pretenduar Arianit Ahmeti.

Në këtë listë prej 22 nënshkrimeve figuron edhe nënshkrimi i presidentit i KF KEK-ut, Besnik Mjeku.

Insporti ka kontaktuar me presidentin e KEK-ut, i cili e ka mohuar se ka nënshkruar. I pyetur se a ka nënshkruar, ai është përgjigjur “çfarë nënshkrimi” dhe se nuk ka të drejtë vote. “Çfarë nënshkrimi, unë nuk kam drejtë vote. Unë personalisht kam nënshkruar për krejt diçka tjetër.  Unë nuk kam nënshkruar për thirrjen e kuvendit, ne si FK KEK akoma nuk kemi të drejtë vote pasi atë ende e ka Arben Shahini. Ne jemi në mbështetje të Agim Ademit dhe besojmë në punën e tij”

”.

 

Image

 

Mbledhjen e nënshkrimeve e ka nisur ish zëvendës sekretari i FFK-së, Arianit Ahemit, i cili muaj më parë shpalli kandidaturën e tij për Kryetar të Federatës së Futbollit.

Në këtë listë figurojnë edhe emrat e presidentëve të Superligës, Arsim Kabashi e Abedin Zeka që me deklaratat e tyre kanë shkaktuar shumë reagime në ditët e fundit.

Në listë ndodhen nënshkrimet e delegatëve të Llapit (2), Trepçës ’89 (2), Ballkanit (2), Drenicës (2), Flamurtarit (2) si dhe disa klubeve të Ligës së Parë.

Për ta thirrur Kuvendin, duhen 33 nënshkrime të delegatë nga 56 sa janë në total. /Insporti.com/

-->