Beteja “Batatina – Ademi II” – klubet e Superligës me kërkesë për ta larguar Agim Ademin

Futboll 16 Mars 2020 16:27

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është i vendosur që ta largojë Agim Ademin nga pozita e kryetarit të Federatës së Futbollit së Kosovës. Batatina ka nisur hapat e parë rreth këtij qëllimi, duke i organizuar klubet e Superligës, që të mbajnë një takim për t’u koordinuar dhe më pas të takohen me sekretarin gjeneral të FFK-së, Eroll Salihu, pasi Salihu është personi që mund të merrë vendimin për ta larguar kryetarin Ademi. Numri një i shtëpisë së futbollit të Kosovës, Ademi është dënuar me nëntë muaj burg efektiv, dënim të cilin e konfirmoi Gjykata e Apelit, shkruan Insporti.com.

Arbnor Luta

Batatina për Insportin ekskluzivisht ka deklaruar se është tejet i shqetësuar me sjelljen e Ademit pas dënimit, pasi ai po rrezikon statusin e FFK-së në dy shtëpitë e mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA. Trajneri llapjan thotë se takimin me Eroll Salihun e kishte planifikuar pas ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës me Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kombeve, për ta ruajtur qetësinë e futbollistëve para ndeshjes shumë të rëndësishme, por pas situatës së krijuar me virusin “Covid19” në gjithë botën, kjo ndeshje pritet të shtyhet dhe ka bërë që ai të vazhdojë me planin e tij për largimin e Ademit.

Madje, trajneri i Llapit thotë se mediet e Serbisë dhe Rusisë janë duke raportuar po thuajse çdo ditë për dënimin e Ademit, dhe janë duke bërë një lloj presioni ndaj UEFA-s dhe FIFA-s.“Ne të gjitha klubet jemi shumë të shqetësuara, duke e parë reagimin edhe të medieve të Serbisë dhe Rusisë, që kanë filluar të bëjnë presion në UEFA dhe FIFA, që të na penalizojnë nga këto dy instuticione dhe kjo është për shkak të kryetarit të FFK-së, Agim Ademi. Ai është dënuar me burg efektiv dhe për momentin nuk ka jep dorëheqje. Në momentin që dënohet dikush mbi gjashtë muaj me burg efektiv, duhet të largohet dhe humb të drejtën e punës, por i njëjti person vazhdon ta mbajë postin aktual, dhe është rreziku më i madh për futbollin e Kosovës që na të penalizohemi, që do të ishte një dëm i madh. Ne klubet kemi qenë të koordinuara që ta mbajmë një takim për këtë arsye dhe të shkojmë të takojmë sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun, që të merrë vendim për ta larguar kryetarin Ademi nga detyra dhe ne të mbajmë një Kuvend të punës dhe nga ai Kuvend të kërkojmë zgjedhje të rregullta për kryetar të ri, por për shkak se ishte afër ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës, që tash pritet të shtyhet dhe ne gjatë këtyre ditëve do të shkojmë për të bërë këtë kërkesë që Ademi të lirojë pozitën e kryetarit”

Beteja e Batatinës me Ademin duket se do të vazhdojë gjatë këtyre ditëve, pasi ai për Insportin ka konfirmuar se ka organizuar klubet e Superligës, që të bëjnë në shkresë dhe të takojnë sekretarin e FFK-së, Eroll Salihu. “Ne klubet kemi qenë të koordinuara që ta mbajmë një takim për këtë arsye dhe të shkojmë të takojmë sekretarin e FFK-së, Eroll Salihun, që të merrë vendim për ta larguar kryetarin Ademi nga detyra dhe ne të mbajmë një Kuvend të punës dhe nga ai Kuvend të kërkojmë zgjedhje të rregullta për kryetar të ri, por për shkak se ishte afër ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës me Maqedoninë e Veriut, që tash pritet të shtyhet dhe ne gjatë këtyre ditëve do të shkojmë për të bërë këtë kërkesë që Ademi të lirojë pozitën e kryetarit”.

Batatina betejën e parë për ta larguar nga kryetarin Ademi e kishte humbur në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së më 27 janar, kur Ademi kërkoi votëbesimin e delegatëve, pasi kishte siguruar 44 nënshkrimet. Në atë Kuvend, Batatina ishte tejet interaktiv dhe kundërshtonte gjithçka.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej.

Deri më tani Ademi ka qëndruar i heshtur rreth kësaj çështje, edhe pse Insporti i ka dërguar pyetje por që nuk është përgjigjur. /Insporti.com/

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dënohet me nëntë muaj burg efektiv

 

-->