Thyhet rekordi i shtegut në Bahrein – vazhdojnë problemet për Hamiltonin

Formula 1 07 Prill 2018 17:20

Kualifikimet e garës për SHM të Bahreinit, që nga fillimi ishin shumë interesante dhe dinamike. Fakti që Hamilton ishte i dënuar me pesë pozita në start për shkak të ndërrimit të kutisë së marsheve, bëri që të pritej garë e madhe për pole position.

Por, fillimisht Max Verstappen, bëri një gabim dhe doli nga shtegu duke i përfunduar kualifikimet në pjesën e parë dhe duke e ndalur përkohësisht sesionin meqë u vendos regjimi i flamurit të kuq.

Në pjesën e dytë të kualifikimeve, lajmi kryesor ishte se Fernando Alonso nuk arriti të hyjë ndër 10 më të mirët, gjë që dematon të gjitha pohimet ambicioze të tij se McLareni nuk është ekip i mesit të tabelës, por duhet të ndjekë Red Bullin për të qenë ekipi i tretë.

Shtegu në Sakhir është i njohur për dëmin e madh që ia shkakton gomave dhe për faktin që mundon frerët shumë dhe pikërisht përzgjedhja e gomave ka qenë një prej temave më të debatueshme dhe një prej pjesëve integrale të strategjisë së secilit ekip në këto kualifikime.

Sidoqoftë, eksperimentime nuk ka pasur shumë dhe të gjithë shoferët favoritë do të nisi garën më goma të buta.

Në pjesën e tretë të kualifikimeve pa më së miri se Ferrari nuk ka qenë rastësisht ekipi lider në stërvitje meqë dy shoferët e këti ekipi luftuan për pole position deri në fund të kualifikimeve.

Sebastian Vettel do të niset i pari, pasi theu rekordin e shtegut, duke vendosur kohën 1:27,958, kurse Kimi Raikkonen do të niset i dyti. Bashëkombasi i Raikkonneit dhe finlandezi i dytë në Formula 1, Bottas do të niset i treti me Mercedes, kurse Hamilton edhe pse arriti kohën e katërt më të mirë do të niset nga pozita e nëntë për shkak të dënimit që i është shqiptuar të premten.

Kështu, i katërti në garë do të niset Ricciardo i Red Bullit, kurse Pierre Gasly i Toro Rossos do të niset nga pozita e pestë, që është pozita më e mirë startuese për një bolid më motor të Hondas në kualifikime pa shi, që kur kanë filluar të përdoren motorët hibridë në Formula 1.

Gra për Shpërblimin e Madh Bahreinit zhvillohet nesër dhe fillon në ora 17:00.