Biles tregon arsyen pse u tërhoq nga finalja e gjimnastikës

Futboll 28 Korrik 2021 08:55

Gjimnastja amerikane, Simone Biles, e cila duhej të paraqitej në finale të Lojërave Olimpike u tërhoq nga skuadra e gjimnastëve, dhe ka deklaruar se arsyeja që është tërhequr nga gara finale është shëndeti i saj mendor, shkruan Insporti.

Katër herë kampionja Olimpike u tërhoq pas aktit hapës në gjysmëfinale dhe doli nga salla.

“Edhe pse kjo ngjarje është e madhe, dua të them janë Lojërat Olimpike, por në fund të ditës unë dua të largohem nga salla në gjendje perfekte dhe jo të tërhiqem nga mjekët”, tha ajo.

“Unë vetëm nuk i besoj vetës më siç i besoja dikur, nuk e di nëse ka të bëjë me moshën, jam më nervoze kur bëj gjimnastikë”, shtoi ajo.

“Ndihem se nuk po zbavitem më dhe jam e vetëdijshme për këtë”, vazhdoi ajo.

“Unë duhet të përqendrohem në shëndetin tim mendor. Ne duhet të mbrojmë mendjet dhe trupat tanë dhe jo vetëm të dalim jashtë dhe të bëjmë atë që dëshiron bota të bëjmë

Biles u rendit e para në kualifikimet për finale ne Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

-->