Bileta ka vetëm në “kulm” të stadiumit – Joshua vs Parker do ta mbushë Principalityn

Sporte luftarake 31 Mars 2018 11:42

Meçi midis Anthony  Joshuas dhe Joseph Parkerit zhvillohet në Prinicipality Stadium në Kardif, një arenë që ka kapacitet prej 78 mijë ulëseve dhe duket se do të jetë e mbushur deri në ulësen e fundit.

Ulëset VIP dhe ato pak më të mirë kuptohet që janë shitur moti, poir besoni ose jo, bileta për këtë meç mund te blihen edhe sot në ueb faqet e shitësve zyrtarë. Nëse paguani 40 funte mund të merrni një bileta në “kulm” të stadiumit Principlaity, gjegjësisht në katin më të lartë të stadiumit kur vështirë se do të mund të shihni diçka nga ringu që është i vendosur në qendër.

Çmimet e biletave VIP kanë qenë fillimisht 2,000 funte, por më pas një biletë e këtillë është shitur për dyfishin e këtij çmimi, kurse biletat për ulëse me pozita që mund të shihet mirë aksioni në ring kanë kushtuar 300 funte e më shtrenjtë.

Joshua dhe Parker, përveç për unifikim të titullit të boks në kategorinë e rëndë në boksin profesionist, sonte do të luftojnë edhe për një fond masiv të shpërblimeve, që arrin 20 milionë funte dhe pritet të ndahet në favor të Joshuas sipas formulës për të cilën Insporti kishte raportuar më herët.

-->