Biletat e ndeshjes Maqedonia – Kosova dalin në ‘merrjep’

Nations League 06 Mars 2020 16:10

Kosova do ta luajë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të ‘play-off’ të Ligës së Kombeve për të siguruar biletën finale për Evropianin 2020.

Prandaj, përkundër kërkesave shumë të mëdha, blerja e biletave të kësaj ndeshje nuk ka qenë aspak e lehtë për kosovarët, pasi maqedonasit kanë vendosur që t’i shesin vetëm për shtetasit e Maqedonisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, derisa Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Kosovës, një pjesë e tyre kanë filluar të dalin në shitje në faqen ‘MerrJep’, e cila është kryesorja për tregti.

-->