Blackpool – Arsenal, ndeshja mund të shtyhet për këtë arsye të çuditshme

Futboll 05 Janar 2019 17:03

Takimi në mes të Blackpoolit e Arsenalit i vlefshëm për rundin e tretë të FA Cup, mund të mos zhvillohet në orarin e paraparë, me fillim nga ora 18:30.

Kjo për shkak se një tifoz i Blackpoolit ka hipur mbi autobusin e Arsenalit, dhe nuk po e lejon atë që të niset nga hoteli, përcjell Insporti

Tifozi i Blackpoolit mësohet se po proteston ndaj pronarit të klubit, Owen Oyston.

Protesta e tifozit ka bërë që të jetë i pranishëm një numër i madh i policëve, derisa ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar.

Tifozët e Blackpoolit kërkojnë që Oyston të shesë klubin, andaj ky tifoz i është bashkuar kësaj lëvizje dhe e ka parë ndeshjen me Arsenalin si mundësi të mirë, duke konsideruar faktin se ndeshja do të kishte vëmendje të madhe. /Insporti.com