Blake Griffin debuton për Detroit Pistons

Basketboll 02 Shkurt 2018 12:06

Lojtari i ri i Detroit Pistons, Blake Griffin , debutoi në fitoren e Pistons 104-102 ndaj Memphis Grizzlies në “Little Caesars Arena” të Detroit. Griffin ishte realizatori më i mirë me double-double prej 24 pikëve dhe 10 kërcimeve.

Blake Griffin ishte mbresëlënës në ndeshjen e tij të parë me Pistons, duke u bërë lojtari i parë i ekipit që shënon plus 20 pikë e 10 kërcime, që nga debutimi i Grant Hill në vitin 1994, i cili kishte debutuar për Detroit Pistons me 25 pikë e 10 kërcime.
Megjithëse në disa momente bashkëlojtarët e tij u duken të pasigurt në lojën e tyre. Mirëpo Detroit si skuadër ishte në gjendje ta tejkalonte ekipin e Memphis, e cila është pa dyshen Tyreke Evans dhe Mike Conley.

Treshja e Anthony Tolliver kur kishin ngelur më pak se dy minuta deri në fund të takimit, i dha epërsinë Detroit-it 101-100 dhe rezultati qëndroi i tillë deri ne sekondat e fundit. Ishte përsëri Tolliver i cili realizoi, kur u gjend në pozitën e gjuajtjeve të lira dhe shënoi nga dy tentimet duke i dhënë Pistons epërsinë prej tre pikëve (103-100). Me 2.6 sekonda deri në fund, Tolliver qëllimisht ndërhyn në Wayne Selden. Selden shënon dy gjuajtjet e lira edhepse e kishte qëllim ta humbiste të dytën, në mënyrë që ta kapnin topin pastaj në sulm për të shënuar. Në fund pati edhe një ndërhyrje tjetër, dhe Bullock me shënimin e tij, e përmbylli rezultatin final në 104-102.

Përpos Griffin, tek Detroit edhe Andre Drummond e përmbylli ndeshjen me double-double, 14 pikë dhe 15 kërcime.

Kurse tek Memphis, u dalluan Marc Gasol me 19 pikë e 14 kërcime dhe Andrew Harrison me 18 pikë e 8 asistime. /Insporti.com

-->