Blend Baftiu, “Ylli i Javës” në Superligë

Futboll 25 Shkurt 2022 12:20

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
 
“Ylli i Javës” për xhiron e 21-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Ballkani, Blend Baftiu 

Mesfushori me tipare sulmuese i portokallezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Ulpianës, me rezultat 3:0.


 
Ai shënoi një gol dhe asistoi në golin tjetër, derisa tregoi formë të mirë gjatë tërë ndeshjes, duke e ndihmuar Ballkanin që ta realizojë fitoren e 12-të në këtë edicion.

Kjo fitore ia ka mundësuar njëherësh FC Ballkani që ta ruajë pozitën e parë në renditje në BKT Superligë me 42 pikë.
 
Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e talentuar të FC Ballkani, Blend Baftiu e ndau Fisnik Morina, menaxher i degës së BKT-së në Fushë Kosovë. /insporti.com/

-->