Blendi Idrizi rikthehet nga lëndimi – fillon stërvitjet me Schalke 04

Kombëtarja 22 Tetor 2021 20:16

Blendi Idrizi ka lënë prapa lëndimin dhe është i gatshëm për t’i ndihmuar Schalkes në misionin për t’u rikthyer në Bundesliga, shkruan Zeri.info.

Trajneri i skuadrës gjermane, Dimitrios Grammozis, në konferencën për shtyp sot ka konfirmuar rikthimin e Idrizit në stërvitje dhe disa futbollistëve tjerë.

Megjithatë, tekniku grek ka thënë se nuk e di ende nëse do të ketë minuta për reprezentuesin e Kosovës dhe futbollistët tjerë të rikthyer.

“Idrizi, Latza, Rzatkowski dhe Wouters janë rikthyer në stërvitje sërish. Do të shohim nëse ata janë në opsion” – ka deklaruar Gammozis.

FC Schalke 04: Blendi Idrizi erhält Lizenzspielervertrag – MSPW – Media  Sportservice

Në këtë sezon, Blendi Idrizi është paraqitur vetëm në katër ndeshje me Schalken, tri në Bundesliga 2 dhe një Kupën e Gjermanisë.

Rikthimi i 23-vjeçari është lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, para ndeshjeve të nëntorit

-->