Blerand Stavileci e Ledri Vula i japin zemër Prishtinës

Basketboll 05 Nëntor 2018 21:45

Z Mobile Prishtina ka udhëtuar për në Lituani ku do ta zhvillojë të mërkurën ndeshjen e katërt në kuadër të FIBA EUrope Cup – ndaj Cherkaski Mavpyt.

Në Lituani së bashku me ekipin ka udhëtuar edhe kryuterti i klubit, Blerand Stavileci së bashku me nënkryetarin Ledri Vula.

”Me Ledrin, Damirin dhe Dardanin për fitore në Lituani. Fitorja na kualifikon në mesin e 16 më të mirave”, shkroi Stavileci në Facebook.

Ndeshjen e parë ndaj lituanezëve, në kryeqytet, Prishtina e fitoi me rezultat, 92-82.

Prishtina do ta kërkojë me ngulm fitoren, sepse është opsioni i vetëm për ta shkruar historinë – duke u kualifikuar në fazën e 1/16-tës së finales.

Përndryshe, në grupin E, Prishtina renditet në vendin e dytë me 5 pikë, një më pak se lideri, Bakken Bears. /Insporti.com/