Blero e ka këtë parashikim për ndeshjen Barcelona – Manchester United

Futboll 16 Prill 2019 09:44

Barcelona dhe Manchester Unitedi do ta zhvillojnë sot çerekfinalen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në ‘Old Trafford’ përfundoi me fitoren 0:1 të Barcelonës.

Këngëtari kosovar, Blero, i njohur si tifoz i flaktë i Barcelonës, ka thënë se pret shumë nga Ousmane Dembele në këtë ndeshje.

“Çfarë më befason është vetëbesimi i Ousmane Dembles, pres shumë nga ai nesër ndaj Man Unitedit”, tha Blero në “Dueli Sportiv”.

“Atij nuk i intereson se luan përkrah më të mirit në botë, ai dëshiron ta vendosë ndeshjen”, shtoi Blero.

Barcelona – Manchester United ndeshen në ‘Camp Nou’ sot, me fillim nga ora 21:00.

-->